Kreu i PSE, Stanishev dhe Edi Rama

Politikë

Partitë e majta Europiane urojnë Edi Ramën: Vullneti i shqiptarëve ishte i qartë! Shqipëria bëri zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

29 Prill 2021, 11:36| Përditesimi: 29 Prill 2021, 13:19

  • Share

Një urim i veçantë i ka ardhur sot Kryeministrit Rama nga Sergey Stanishev, kreu i Partive Socialiste Evropiane, bashkimi i partive simotra të PS-së në Evropë. Në letrën e tij Stanishev thotë se 25 prilli doli me një verdikt të qartë të popullit shqiptar. 

PSE gjithashtu vlerësojnë mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke nënvizuar se ato përmbyshën standardet duke qenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse. 

"I dashur Kryeministër, I dashur Edi, në emër të familjes PES, më lejoni të përgëzoj për fitoren e partisë suaj të Dielën e kaluar. Me gjithë kontekstin sfidues COVID 19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në kuadër të ligjit të ri zgjedhor, gjë që është një arritje e vërtetë. Duke parë rezultatin pozitiv, vullneti i votuesve është i qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën evropiane dhe zbatoni programin tuaj Social-Demokrat. Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë vend më të mirë për njerëzit e saj dhe të vazhdojë rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë t'ju mbështesim në rrugën Evropiane dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të nxitur fillimin e konferencën ndërqeveritare për të hapur negociatat për pranimin. Edhe një herë, merrni urimet e mia më të ngrohta për këtë fitore. Me shpresën që së shpejti të mund të takohem personalisht", shkruan Stanishev.

Kujtojmë se ditën e djeshme ka qenë Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE që ka uruar kryeministri Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në PE thekson se inkurajon forcat politike të angazhohen në përpjekje për rrugën evropiane.

Ky vlerësim i Partive Socialiste Evropiane vjen pasi vende të rëndësishme të Bashkimit Evropian por edhe SHBA i kanë dhënë notë pozitive zgjedhjeve të 25 prillit, duke i cilësuar ato legjitime. Përmes një deklarate nga DASH, SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke thënë se populli shqiptar foli qartë, dhe ndaj duhet që palët të njohin rezultatin dhe të nisin bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve. Vlerësime për procesin zgjedhor kanë bërë deri më tani edhe delegacionin i OSBE-së në Tiranë, ambasadori gjerman Zingraf, ambasadori britanik Norman si dhe ministri i Jashtëm italian, Di Maio

Kryeministri Rama deri tani ka marrë urime nga 2 liderë të Bashkimit Evropian si Presidenti francez Macron dhe Kryeministri spanjoll Sanchez. 

Liderët e vendeve fqinje kanë uruar kryeministrin Edi Rama për marrjen e mandatit të tretë dhe historik në zgjedhjet e 25 prillit. Oresidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të parët të cilët kanë uruar përmes një telefonate kryeministrin Rama për fitoren. Urimet nuk kanë munguar as nga ministri i Jashtëm italian, Di Maio apo i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i fundit që e ka uruar, vetëm mbrëmjen e djeshme. 

Letra e PSE për Ramën 

Ora 13:16
Kancelari i Austrisë uron Edi Ramën: Forcojmë marrëdhëniet dhe mbështesim Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

"Urime Edi Ramës për fitoren e zgjedhjeve parlamentare përsëri. Austria pret të forcojë më tej marrëdhëniet tona të forta bilaterale me ju dhe të gjitha forcat politike në Shqipëri, për të luftuar së bashku pandeminë COVID19 dhe për të mbështetur perspektivën e Shqipërisë në BE për t'i mundësuar asaj hyrjen në fazën tjetër të procesit të anëtarësimit", ka shkruar Kurtz.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?