Rithemelimi dhe aleatët bashkim të pjesshëm në ‘Federatë’ pa Bashën! Mungon PDIU dhe Shehu, firmos edhe Berisha në arrest shtëpie

16 Shkurt, 12:24| Përditesimi: 16 Shkurt, 16:24

  • Share

TIRANË- Për të unifikuar qëndrimin përballë Edi Ramës, 11 parti të opozitës firmosën bashkimin në një federatë. Por në këtë takim të parë mungoi për herë të parë logoja e PD si dhe PDIU.

Mungesës së Partisë, që gjithnjë ka udhëhequr aleancat opozitare, PD-së,  por edhe një divorci në dukje me PDIU-në e Idrizit dhe braktisjes edhe nga Dashamir Shehi, dy iniciatorët e Federatës Opozitare, Fatmir Mediu e Agron Duka iu përgjigjën me përsëritjen e ftesës.

“Shpresoj që sot të vendosim një marrëdhënie me njëri tjetrin. Kjo tryezë është derë e hapur pa asnjë lloj paragjykimi për çdo parti dhe politikan që do t’i bashkohet nismës për të bashkuar opozitën. Ne nuk mund të ndërtojmë marrëdhënie me mazhorancën pa konsensus për çdo lloj nisme. Nëse ne kemi ardhur në parlament me votën e opozitarëve, duhet të përfaqësojmë interesin opozitar më pas interesat tona preferenciale”, tha Mediu.

Prioriteti kryesor që shpalosën në marrëveshjen e firmosur nga 11 partitë opozitare, por në emrër të Rithemelimit edhe Sali Berisha nga 'arresti i shtëpisë', ishte bashkëpunimi mes tyre, përballja me Edi Ramën si dhe Reforma Zgjedhore, pikë që vijon t’i ndajë me Lulzim Bashën.

Takimit iu shmang edhe vetë Ilir Meta, që përfaqësues kishte dërguar Petrit Vasilin.

"Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, dhe për opozitën. Të gjithë kemi këndvështrime individuale, individualitete politike, por kemi disa vija madhore të gjithë në këtë tavolinë, që duan një Shqipëri me demokraci ku nuk ka të pandëshkuar.”, tha Vasili.

Ditë të mirë për opozitën e quajti edhe Gazment Bardhi, i cili në përfundim të mbledhjes tha se ftesa për t’iu bashkuar Federatës i është dërguar çdo partie opozitare.

Ka qenë i hapur diskutimi për çdo parti dhe cilido është i lirë nëse dëshiron apo jo ti bashkohet federatës opozitare. Duka ka kontaktuar me cilido që ka gjykuar se është parti opozitare. Ju patë partitë që janë deklaruar dhe të vendosur të jenë në opozitë.

Cilido që është në opozitë ndjehet në opozitë e vetmja rrugë për tu forcuar është të bëhemi të gjithë bashkë, në diversitet dhe të bashkuar drejt ideve. Nuk shoh asnjë rrugë tjetër për tu përballur me një qeveri, nëse copëzohesh. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë të unifikojmë aksionin tonë politik.

I pari që mori fjalën në mbledhjen e partive politike opozitare, ishte kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ai tha se qëllim është që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.

Zyrtarizmi i Federatës vjen vetëm një ditë pas vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, njeriut që shpalli non Grata Sali Berishën, që në axhendën e tij të takimeve shmangu përfaqësuesit e opozitës.

Në takim morën pjesë Rithemelimi, Balli Kombëtar, Partia e Bashkimit Liberal Demokrat, Partia Demokristiane, PAA, PR, PBDNJ, Partia e Lirisë, FRD, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Lëvizja e Legalitetet, Bashkimi Demokrat Shqiptar.

Deklarata e firmosur

PLATFORMË POLITIKE E FEDERATËS SË OPOZITËS SË BASHKUAR 2

Ne, përfaqësuesit e partive opozitare:

Duke vlerësuar me shqetësim situatën e rëndë në Ballkan, interesin tonë si shqiptarë dhe si vend anëtar i NATOs, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm që për t`ju përgjigjur sfidave të sigurisë dhe një Shqipërie Europiane, është e nevojshme ruajtja dhe zhvillimi i një partneritet të qëndrueshëm me SHBA, BE dhe  vëndet e NATOs;

Duke marrë në konsideratë situatën shumë të rëndë politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri gjatë qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës, si dhe cënimin e rëndë të sistemit tonë kushtetues, pluralizmit politik të një Republike Parlamentare, ku Qeveria kontrollon në mënyrë antidemokratike të gjitha pushtetet;

Duke konstatuar me shumë shqetësim braktisjen masive të vendit nga shqiptarët në tërësi dhe nga profesionistë, të rinj dhe të reja, për shkak të humbjes së shpresës dhe rrëshkitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, të bazuar në korrupsionin, krimin dhe drogën, persekutime, arrestime dhe burgosje politike të liderëve të partive opozitare;

Duke vlerësuar si jetike pjesmarrjen e diasporës në votime dhe angazhimin e tyre politik dhe qeverisës;

Duke mbajtur në konsideratë mosfunksionimin e Parlamentit dhe parlamentarizmit dhe kthimin e tij në apendiks të qeverisë, mohimin e të drejtave kushtetutese të deputetëve të opozitës në Parlament, mosrespektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe shkeljet flagrante të tyre nga qeveria, apo mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për shkak të përdorimit të shtetit për interesa politike, përdorimin e grupeve kriminale për blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve;

Duke qenë të ndërgjegjshëm mbi nevojën për rikthimin e pluralizmit dhe demokracisë funksionale, krijimit të shpresës dhe besimit tek qytetarët, dhe nevojën që opozita të ngrihet në përgjegjësitë e saj, për të mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e shqiptarëve, përmes një politike që tejkalon debatin rreth liderëve politikë, por që bashkohet rreth ideve me interes kombëtar, mundësimin e Integrimit Europian dhe një demokraci Institucionale;

Deklarojmë sa më poshtë:

1. Institucionalizimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar, sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”, ku përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitar, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e cmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë.

2. Rikonfirmojmë vendosmërinë për t’u përballur me regjimin e korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës, që gjatë qeverisjes së tij ka shndërruar Shqipërinë në vendin e pamundësive për shqiptarët e ndershëm dhe po detyron rininë të braktisë vendin për shkak të pamundësive ekonomike.

3. Shpallim:

i) “garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, përmes realizimit të një Reformë Zgjedhore kuptimplotë dhe për adresimin e të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it, që siguron një kuadër zgjedhor gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si dhe

ii) “nevojën për të koordinuar përpjekjet për rikthimin e pluralizimit dhe demokracisë funksionale”,

si dy prioritete kryesore të axhendës politike të opozitës.

Ora 13:16
Blinken i shmangu, Bardhi: Jo nga koha, por nga mesazhet që dha! E rëndësishme ruajtja e aleancës me SHBA-në

 

Gazment Bardhi i pyetur në lidhje me vizitën e sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili nuk takoi dje as një përfaqësues të opozitës, tha se kjo nuk ishte parashikuar në axhendën e tij, për shkak te mesazheve që përcolli.

‘Siç besoj nuk është çështje kohe por mesazhesh që ka dhënë Sekretari Amerikan i Shteti, në varësi të tematikave të diskutimit është ndërtuar edhe axhenda. E rëndësishme është ruajtja e paprekur e aleancës strategjike me SHBA-në dhe partnerët strategjike.’- tha Bardhi.

Ora 13:09
Federata e opozitës, Bardhi: Përçarja ka qenë dhurata më e mirë për Ramën, sot jemi bashkë

 

Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur pas takimit me partitë opozitare për krijimin e Federatës së opozitës të Bashkuar. Bardhi tha se përçarja e opozitës ka qenë dhurata më e mirë për Ramën dhe se janë bërë bashkë për të mundur ‘regjimin’ e Ramës, siç ai e cilëson.

"Biem dakord gjithë që kjo është një ditë e mirë për opozitën. Pas bashkimit në diveristet të PD, sot kemi edhe bashkimin e të gjitha forcave që janë deklaruar në opozitë, duke formalizuar federatën e opozitës së bashkuar. Në dy vite opozita e përçarë ka qenë dhurata më e mirë për qeverinë e Ramës. Cilido që është i përgjegjshëm në raport me atë që presin qytetarët, sot ka marrë një mesazh të mirë që jemi bërë të gjithë bashkë për të kundërshtuar deri në rrëzim regjimin e Ramës dhe për t’u bërë alternativë serioze", tha Bardhi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/02/2024 00:39

    Me sakte do te ishte mire te quhej /Federata e Maskarenjve/,po te mendosh anetaret,por meqe e gjithe kopeja e ketyre partickave do te kene per flamurtar Berishe non-graten e Like /SKILE/ Floririn,i shkon me mire emri /Federata e budallenjve/!

    Përgjigju
  • Edi: 16/02/2024 17:40

    kam pas nje qen qe e kishte surratin shume me te fisem..

    Përgjigju
  • Pena: 16/02/2024 17:12

    Me A. Roshin nje hajdut profesionist, dikur drejtor I Insitutit te Ndertimit ne kohen e qoftelargut te dyte SB,federata do te marre me keq ndeshkimin e merituar. Nuk ke ku I kap keta vemje te demokracise!

    Përgjigju
  • Darvin: 16/02/2024 16:05

    Dash shehit do ti dali rakia kur te vije ora me u bo prap deputet

    Përgjigju
  • xhoni: 16/02/2024 14:50

    Ambasada Amerikane nuk duhet te lejoi qe keta anti amerikan te mbajne flamurin e SHBA-ve....

    Përgjigju
  • A...Zh: 16/02/2024 14:20

    Le ta quajne si te duan, Federate apo Konfederate, nuk mdryshon asgje. Ne fakt eshte nje WC publike.

    Përgjigju
  • Emigrant: 16/02/2024 12:41

    Oioi ke te qash me pare te gjith servilat dhe hajdutet jan mbledh bashk Duke filluar nga tit vasili e pastaj nga mediu i gerdecit dhe ta mbarosh nga dulja i asfalis greke Prandaj nuk botojn shqiptaret per opoziten Dhe ne lene peshqesh ramen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?