Partitë e reja/ Nënkryetari i PR në Report Tv: S’i llogaris fare në betejën e 25 prillit, i bëjnë fresk Ramës! Koalicioni me PD do jetë më i mirë se në 2017

30 Dhjetor 2020, 19:39| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 19:56

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Republikane, Blendi Sulaj në një intervistë për Report Tv është shprehur se në betejën e 25 prillit nuk i llogarit fare partitë e reja të krijuara së fundit nga ish-eksponentë të PD-së si edhe nga opozita e re. Për të, këto parti nuk ndikojnë kurrsesi te PD-ja.

“Partia e PD është më e fortë se kurrë, ka mundësinë, po diti të ndërtojë një koalicion të mirë me partitë e tjera që kanë qenë opozitë, mendoj që do jetë kryesore për të formuar qeverinë. Nuk i llogaris në luftën që do të ndodh në 25 prill, mendoj që mund të jenë parti që nuk do të ndërtojnë diçka, por do i bëjnë fresk Edi Ramës”, tha Sulaj.

Opozita nuk ka dalë me një vendim përfundimtar se si do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Sulaj thotë me siguri se PR do jetë krah PD-së, siç ka ndodhur në 30 vitet e historisë së saj dhe është i bindur që koalicioni me to do të jetë më i mirë se ai në 2017.

"Nuk e mendojmë që të kemi të njëjtën marrëveshje më. PR ka kontributin e saj, ne mendojmë se mund të bëjmë diçka të mirë. Ne nuk kemi nevojë për protagonizëm politik, s’e kemi bërë kurrë këtë. Ajo që është e rëndësishme është që si PR dhe PD duhet të ndërtojnë një marrëveshje që ta përfaqësojnë këtë fortë parlamentin e ardhshëm. Do jetë një koalicion më i mirë se ai në 2017, mendoj që PD dhe PR e kanë të qartë si do dalin në koalicion, por momenti do jetë në ditët e para të janarit”, tha Sulaj.

Ku e merr garancinë që opozita do jetë bashkë edhe pas zgjedhjet të 25 prillit, në një kohë që nuk lejohen koalicionet para zgjedhore? Sulaj tha se për këtë nuk është e nevojshme një marrëveshje e shkruar, por i bashkon një qëllim i përbashkët.

“Ajo që garanton një bashkëpunimin nëpërmjet të gjithë opozitës nuk është krijimi i një letre a4 për të firmosur, ajo që na bashkon ne është se ne besojmë se nëpërmjet largimit të kësaj qeverie, që e ka çuar Shqipërinë shumë larg Europës-së,  të çojmë Shqipërinë ne BE”, përfundoi Sulaj në Report Tv.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/12/2020 01:33

    Ky nuk i llogarit partite e tjera, se nuk i bejne fresk Mediut,po Mediu kujt i ben fresk ?

    Përgjigju
  • O tej: 30/12/2020 22:52

    Pirdh se lirohesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?