Tirana

Opinion

Eduard Zaloshnja: Partitë e reja nuk e rritën pjesëmarrjen as edhe në të vetmin qark që i është rritur popullsia...

14 Maj, 20:03| Përditesimi: 14 Maj, 20:52

  • Share

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe në një qark që i rritet rritet popullësia çdo vit është e pritshme që pjesmarrja në zgjedhje parlamentare të rritet çdo katër vjet. Aq më tepër kur skena politike ka parti të reja, të cilat pretendojnë të tërheqin votues të zhgënjyer nga partitë e vjetra si PS, PD, LSI, PSD, PDIU etj.

Por rezultatet e votave të këtushme të qarkut Tiranë më 11 maj (pa përfshirë diasporën) tregojnë se pjesmarrja në zgjedhjeve jo vetëm që nuk u rrit, por u zvogëlua. Konkretisht, më 11 maj votuan vetëm 450 mijë zgjedhës të këtushëm, nga 485 mijë që votuan më 2021 – një tkurrje prej 35 mijë pjesëmarrësish.

Partitë e vjetra morën plot 50 mijë vota më pak se më 2021, ku rënien më të madhe e pësuan PD+LSI+PDIU+etj. me 31 mijë vota. Ndërkohë partitë e reja shtuan vetëm 17 mijë vota, pa e plotësuar dot deficitin e partive të vjetra. (Disa parti të reja të para katër vjetëve nuk garuan fare më 11 maj, duke u zëvendësuar nga parti më të reja).

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?