Partitë e reja, përveç asaj të Arlind Qorit, janë në të vërtetë të vjetra, që paguhen dhe mbështeten nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Kështu u shpreh ish-deputeti Halit Valteri sot në Studio Live, duke iu referuar veçanërisht partive të Adriatik Lapaj me “Shqipëria Bëhet” dhe Agron Shehajt, me ‘Mundësia”.
Madje theksoi se tani ata akuzojnë dhe i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit për aferat që kanë bërë, duke iu referuar përplasjes Shehaj-Lapaj.
“Problemi është se 80% e partisë së Tik Lapajt janë punëtorë të Çim Pekës, paguhen prej tij. Kush e paguan, ku i gjejnë, paratë e Zenit. Vetë po i nxjerrin tani mes tyre. Lapaj ka nga pas Berishën dhe familjen e tij. ‘Jam avukat unë’, thotë ai, do marrë 20 mijë metra tokë. Pse s’marrim unë e avokat Beqiri 20 mijë metra tokë?! Parti të reja, me fytyra të vjetra. Se do dalin edhe të reja prej tyre, ka të tjera gjëra, por janë për fushatë... Apo Agron Shehaj, 2 mandate me Bashën, deputet, parti e re thotë! Aty parti e re është vetëm ajo e Arlind Qorit. Nuk janë punëtorët e call-centerit vota, as liket. Nuk marrin dot mandat këta, nuk blihet mandati me punësime në firmat e tyre. Edhe emrat e partive janë si përqindje të firmave piramidale. Nuk blihet mandati me 2 muaj punë në call-center. Tani i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit. Mendo ta lësh Shqipërinë në dorën e Tik Lapajt, që vendos babanë në listë. Këta kanë ego ende pa nisur mirë, janë egoistë me njëri-tjetrin”, thotë ish-deputeti që kandidon për PS-në në këto zgjedhje të 11 majit.
Dhe më tej vijon se pas Lapajt qëndron Berisha, duke shprehur siguri.
“Dhe do shohësh gallat, sepse gjysmën e tyre i ka futur Saliu aty. Sepse më pas nuk e japin dorëheqjen ata të familjes së Lapajt, mandati dorëzohet me vullnet në KQZ. Këta e kanë gjysh Saliun. Si neokomunistë, gërvishten si macet poshtë pallatit, nuk kanë vota dhe mbështetje, do thonë na i vodhi Rama votat. Asnjë nga këta nuk ka synim ardhjen në pushtet. Edhe unë mendoja se do fitonim dhe vija vërdallë kryeministrisë së Ramës me Bashën, se mendoja se do fitohej ndaj tij. Por kuptova se punonim për kunatin e Lulit. Nuk fitohet kështu”, shprehet ai.
Kurse për avokatin Idajet Beqiri, këto janë parti më të vjetra se të vjetrat, që dihet se ku e kanë financimin. Madje sipas tij, drejtuesit e partive të reja janë lidhje shoqërore e njerëzve të Berishës dhe Metës apo pjesë e dikurshme e atyre strukturave.
“Këto janë parti më të vjetra se të vjetrat. Kanë pikëpyetje të mëdha, kush ua jep burimet për financim. Duken se nuk janë të pastra, të ligjshme, por janë për t’i blerë. Këta të partive të reja rrinin gjithë ditën me Salianjin apo njerëzit e Metës, me ata e kishin shoqërinë. Pra ustallarët u dhanë anëtarë partie këtyre që hiqen si parti të reja, si rasti Lapaj. Pas zgjedhjeve këta do bëjnë fajtorë shqiptarët, duke thënë se s’dinë të votojnë”, thotë avokati.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet/ Beqiri: Berisha do të blejë vota me ‘sheikun’ Gjin Gjoni e Arjan Ndojën! Valteri: Opozita ‘gjellë qensh’, çorbë e prishur dhe aleancë kllounësh! Në Tiranë synojmë 21 mandate!
A.Q/ReportTv.al
