Partitë fushatë online për shkak të COVID! PS: Po ngremë grupe dixhitale! LSI: S'do ndalim së takuari njerëzit!

23 Nëntor 2020, 17:18| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 19:12

  • Share

TIRANË- Pandemia COVID-19 po i detyron partitë politike të gjejnë mënyra të tjera alternative për të komunikuar me zgjedhësit. PS duket se po gjen shpëtim te teknologjia.

 “Ne kemi filluar punën në kohë dhe në qarkun Lezhë specifikisht kemi mbyllur takimet e asambleve, janë ngritur grupet e punës, kemi bërë raportimet e para për grupet e punës për detyrat që kanë marrë, kemi punuar fort për ngritjen e grupeve dixhitale. Çdo organizatë socialiste është një grup në ëhats app, dhe forma të tjera të komunikimit online. Partia Socialiste ka venë në funksionim një platformë ku çdo anëtar i PS ka dhënë vlerësimin e vet për deputetët dhe qeverisjen. Është ngritur kjo infrastrukturë dixhitale dhe njerëzit po ambientohen në komunikimin me të”, shprehet Lindita Nikolla. 

PD ka disa skenarë. Sekretari për çështjet zgjedhore në këtë parti, Ivi Kaso tregon për Report Tv ndërhyrjen që kanë ndërmend të bëjnë.

“Kemi gati disa skenarë, që ndërthurin jo vetëm metodologjinë tradicionale të fushatës, me ato që janë dhe risitë teknologjike me kontakte jo të drejtpërdrejta, mundësi që falë avantazheve teknologjike janë të pafundshme. Në varësi të situatës në momentin jo vetëm të fillimit zyrtar, do të gjendet mënyra më e mirë për ë komunikuar me qytetarët, në mënyrë që ruajtja e shëndetit të qytetarëve të mos cënojë bërjen e një fushatës elektorale", tha Kaso për Report Tv.

Masat e marra anti COVID, Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk do ta ndalin të zhvillojnë takime me elektoratin e tyre.

“LSI gjithmonë e ka zhvilluar fushatën derë më derë, sy më sy. Kjo situatë nuk na penalizon. Komunikimet tona të përditshme janë të shumta. Nuk është nevoja të bësh takim me 70 qytetarë njëherësh, por mund ti takosh vec e vec”, shprehet Braimllari.

Mungesa e tubimeve elektorale pritet të sjellë një fushatë elektorale të pazakontë. Me parti politike të kushtëzuara, platforma të prezantuara online ose nëpërmjet TV, shqiptarëve do u kërkohet vota për një mandate të tretë, ose për të fituar pushtetin.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 23/11/2020 21:34

    LSI lesh e dhi ne te

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?