Politikë

Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën

25 Mars, 20:26| Përditesimi: 25 Mars, 20:34

  • Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bashkë me organizata të huaja që shqetësohen për integritetin e zgjedhjeve, ftuan të gjitha partitë pjesëmarrëse për të firmosur një deklaratë, ku angazhohen që fushata elektorale, sidomos në mediat digjitale, të jetë etike dhe pa gjuhë fyese e denigruese.

Por, pavarësisht se të gjithë pranuan kodin e etikës, në tryezë nuk munduan përplasjet dhe ndasitë.

“Shpresoj që liderët të vetëpërmbahen gjatë fushatës zgjedhore”,- tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve

“Kryeministri bën deklarime fyese e denigruese për opozitën, Kush e ndalon nëse ai shkel etikën?”,- deklaroi Albana Vokshi, deputete e PD

Pavarësisht së në tryezë, në prani të miqve të huaj, nuk replikoi me rivalen politike, deputeti socialist, Toni Gogu u kundërpërgjigj në Report TV.

“Nuk duket të ngatërrojmë sarkazmën, ironinë dhe auto ironinë me shkeljen e etikës, apo keqpërdorje e  teknologjisë për materiale që nuk janë reale",- tha Gogu.

Fushata e filluar përpara kohe po karakterizohet nga tendenca e liderëve për ta zhvilluar debatin politik kryesisht me forma të reja e sportive në rrjetet sociale.

K.M/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?