Politikë

'Partitë po përdorin mekanizma jashtëligjorë për të thithur votën e emigrantëve', aktivisti shqiptar në Shanghai: Bëjmë thirrje që Diaspora të lihet e lirë të votojë

8 Shkurt, 12:01| Përditesimi: 8 Shkurt, 12:17

  • Share

Sipërmarrësi dhe aktivisti shqiptar i Diasporës për Shqipërinë e Lirë, Përparim Gjeka foli në lidhje Skype për Report Tv lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të emigrantëve në platformën PER për të qenë zgjedhës në 11 maj.

Gjeka tha për Albina Muratajn, se nuk mund t’i lihet në dorë të diasporës shpenzimet për dërgesën e postës me fletën e votimit.

'Besoj se kjo nuk është më një alternativë. Kjo është pyetje e tejkaluar. Kalimi formal në parlament. Edhe nëse nuk kalon, nuk mund të mendohet që të votohet me lek të veta.'

Më tej, vuri re se ka një aktivitet të shtuar të partive politike shqiptare, të cilët në diasporë po përdorin mekanizma jashtë ligjorë për të thithur votën e diasporës.

'Ajo që e kemi vënë re, është një fillim, që kur filloi aplikimi në PER ka një aktivitet të shtuar të partive politike sidomos të partisë në pushtet që po përdor mekanizma jashtë ligjore për të thithur më tepër vota nga diaspora, duke i menduar duke hapur qendra duke  i orientuar, marrë zyrtarë të shtetit që shkojnë jashtë për të ndjekur thithur këtë votë të dias[orës. Bëjmë thirre të lihet diaspora e lirë të votojë siç e gjykon.'

Sa i përket numrit të emigrantëve të regjistruar në Kinë dhe Shanghai ku jeton, Gjeka mendon se do vijë duke u rritur.

'Mendoj se do rritet dyfish. Ne shqiptarët shumë gjëra i lemë në momentin e fundit.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?