Partitë Socialiste Evropiane mblidhen sot në Berlin, nga Shqipëria e ftuar PS! Nuk merr pjesë Partia e Lirisë pas vendimit për të mos ftuar Metën

14 Tetor 2022, 11:20| Përditesimi: 14 Tetor 2022, 11:57

  • Share

Sot dhe nesër në Berlin të Gjermanisë do të mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se është nisur drejt Berlinit, pasi do të marrë pjesë në Kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane. Sipas kreut të qeverisë do të diskutohet për përballimin e sfidave të përbashkëta, nga inflacioni tek kriza e imponuar e energjisë.

Edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES). Balla shkruan se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot sëbashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa: degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Kujtojmë se Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur 'Non Grata' nga SHBA dhe Britania e Madhe, ai nuk është ftuar në Kongresi i Partive Europiane Socialiste. Report Tv ka siguruar e-malin që PES i ka dërguar Ilir Metës. Referuar përgjigjes, mund të kuptohet se ka qenë vetë Meta që ka kërkuar të jetë pjesë e këtij Kongresi, mirëpo, kjo nuk i është aprovuar. Atij i bëhet e qartë se pikërisht për këtë vendim të vështirë siç e kanë quajtur, është pikërisht aleanca politike, referuar këtu bashkëpunimit të tij me Berishën.

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta të Ballkanit. PES është platforma e përbashkët, ku anëtarët bashkohen: aktivistë, drejtues partish, sekretarë të përgjithshëm, liderë, organizata rinore, deputetë, eurodeputetë, komisionerë evropianë, ministra dhe kryeministra të partive socialiste, socialdemokrate, të punës dhe demokratike dhe organizata brenda Evropës. 

Ora 11:47
Rama merr pjesë në kongresin e Partive Socialiste Evropiane në Berlin: Do të diskutojmë për sfidat e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se është nisur drejt Berlinit, ku po merr pjesë në kongresin që po mbahet nga Partitë Socialiste Evropiane.

‘Në Berlin, ku forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e Partive Socialiste Europiane për të diskutuar si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e Familjes Sonë Europian.’- shkruan Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazime Loka: 14/10/2022 14:24

    nuk ftohten kriminelat mesa di une ne kongrese

    Përgjigju
  • Klodi: 14/10/2022 14:17

    Ore ajo as parti fare se quajm se konsiderojm hic

    Përgjigju
  • Olsa: 14/10/2022 14:17

    Turp qe se mbeshteten kosoven dhe ne te tilla raste

    Përgjigju
  • lodi: 14/10/2022 14:12

    PO ajo seshte parti fare , eshte kshu emer fondacioni floriri hahahahaa

    Përgjigju
  • Jorgo: 14/10/2022 14:12

    Po ku ka ftyre me dal partia e lirise aty ata jane te gjithe hadute dhe kriminele si kryetari i vete

    Përgjigju
  • Rea: 14/10/2022 12:55

    Suksese ne kete takim sot ! Shpresoj te marim lajme sa me te mira

    Përgjigju
  • Egi: 14/10/2022 12:53

    E vlersoj faktin qe jemi thrritur ne kete takim dhe me Vjen mir qe se ftuan ate meten se do na flliqnin

    Përgjigju
  • Pegi: 14/10/2022 12:52

    Paskan ber gjen me te mir ca te ftosh meten aman

    Përgjigju
  • Altin: 14/10/2022 12:37

    Ishalla po na nxjerr faqe bardh Rama se kta te tjeret kan bo nji ashtu te madh. Me mir qe ska shku Like mafja se vec pun prish

    Përgjigju
  • Armand: 14/10/2022 12:33

    Aman ca me i ftu metes me na nxjerr bojen atje me na ho rezil

    Përgjigju
  • Sergi: 14/10/2022 12:29

    Falenderime pamase qe jeni te ftuar ne keto takime dhe qe mendoni gjithmone per te miren e vendit tone

    Përgjigju
    • Durrsaku: 14/10/2022 13:05

      Sa sufllaqe more per kte koment

  • Denis: 14/10/2022 12:28

    Vetem meta qe sduhet ftuar ne keto takime se do na shpallin nongrada pastaj si shtet ne cdo vend qe shkelim

    Përgjigju
  • Luan: 14/10/2022 12:23

    Po Partia leshit seshte parti eshte biznes familjar.

    Përgjigju
  • Alban: 14/10/2022 12:22

    Cne qe se kane fruar meten se ai i ndrroi edhe emrin partise.

    Përgjigju
  • joni: 14/10/2022 12:19

    gjithmon shpresoj per njenlajm te mire por me mire ti uroj vetem suksese

    Përgjigju
  • Tini: 14/10/2022 12:19

    PL do t thot partia e leshit prandaj se ftojn

    Përgjigju
  • Sandri: 14/10/2022 12:19

    Ca ti ftojne metes ai esht vrases

    Përgjigju
  • Qamil: 14/10/2022 12:19

    Aa medet.Po cpune ka m Meta neper takime aman

    Përgjigju
  • klodi: 14/10/2022 12:19

    suksese tames partia socialiste nje nga partit me te suksesshme ne shqiperi

    Përgjigju
  • Rezi: 14/10/2022 12:17

    Meta eshte deshtim.Ska me vend per ate.Eshte nje mbeturine e len menjan

    Përgjigju
  • fjordi: 14/10/2022 12:17

    te uroj suksese dhe patci nje mbledhje sa me te mbare ???? ????

    Përgjigju
  • Loni: 14/10/2022 12:16

    Meta ska me vend te ulet ne asnje vend.Ai eshte i pafytyre dhe jo m te ftohet neper takime

    Përgjigju
  • Teo: 14/10/2022 11:57

    Kunkane fytyre ato te dalin perpara mderkombetarve me gjithe keto pislliqe qe i kane bere popullit

    Përgjigju
  • Eno: 14/10/2022 11:56

    Ilir meta dhe partia e tij e deshtuar normal qe sdo marin pjes ne asnje asamble nderkombetare pasi te gjithe i dim kirmet dhe vjedhjet qe kane bere

    Përgjigju
  • Dori: 14/10/2022 11:56

    Suksese sot dhe ishalla po shkon cdo gje mir

    Përgjigju
  • Klea: 14/10/2022 11:55

    Normale qe se ftojn meten ce duan aty suksese zoti rama sot

    Përgjigju
  • Elga: 14/10/2022 11:53

    Shpresojm qe cdo gje te shkoj mir ne kte takim sot suksese

    Përgjigju
  • Ani: 14/10/2022 11:52

    Mire keni bere skeni ce doni ate kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?