Humbja ndaj Skënderbeut dhe shkëputja me 9 pikë ndaj Partizanit kanë rezultuar fatale për trajnerin e Kukësit Armando Cungu që është shkarkuar nga detyra. Pas mbledhjes që është zhvilluar sot klubi verilindor ka dalë me një komunikatë ku njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin shkodran për shkak të rezultateve negative.
Drejtimin e skuadrës që mban vendin e dytë në Kategorinë Superiore e ka marrë Ramazan Ndreu që deri më tani mbulonte detyrën e drejtorit të menaxhimit. Ndeshja debutuese për Ndreun do jetë pikërisht ajo ndaj Partizanit të vednit të parë.
Ky është edhe njoftimi i klubit të Kukësit për ndryshimin në pankinë:
Njoftim!
Futboll Klub Kukësi njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Armando Cungu.
Si pasojë e rezultateve negative te javëve të fundit, drejtuesit e Klubit dhe Armando Cungu kanë arritur me mirëkuptim përfundimin e bashkëpunimit.
Falenderojmë trajnerin Cungu për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë dhe i urojmë suksese në karrierë!
Që nga dita e sotme në krye të pankinës sonë do të jetë Ramazan Ndreu,
i cili mbante detyrën e drejtorit të menaxhimit te klubi ynë.