Superliga shqiptare e futbollit ka mbyllur këtë të shtunë raundin e 20-të me dy ndeshjet e mbetura. Paçka barazimit 1-1 në shtëpi kundër Skënderbeut, Partizani ia del të marrë kreun e renditjes. Ndërkohë AF Elbasani përmbysi 3-1 Teutën.
Në "Arenën e Demave" Partizani gaboi dhe barazoi 1-1 me Skënderbeun. Shitjet e shumta këtë merkato u dhanë efektin në fushë, por paçka tyre të kuqtë e mbyllën në epërsi pjesën e parë me golin e Bintsouka në minutën e 43. Vetëm në fundin e ndeshjes dhe konkretisht në minutën 90+2 Ardit Nikaj barazoi shifrat dhe i dha një pikë ekipit të Ernest Gjokës.
Në ndeshjen tjetër, AF Elbasani fitoi 3-1 me përmbysje kundër Teutës. Durrsakët shokuan "Elbasan Arenën" me golin e Mario Beshiraj pas vetëm shtatë minutave lojë. Pjesa e dytë ishte ndryshe për djemtë e Ivan Gvozdenovic që përmbysën me tripletën e Arsen Lleshit në minutat 52, 67 dhe 80.
Pas javës së 20-të Superliga bashkëkryesohet nga Partizani dhe Dinamo me 34 pikë, teksa Blutë humbasin kreun që e mbanin të vetëm. Vllaznia dhe Egnatia plotësojnë zonën "Final 4", ndërsa Laçi, Tirana dhe Skënderbeu janë në fundin e ftohtë.
Superliga, raundi 20-të:
E premte, 10 janar 2025
13:30 Bylis 2-1 Dinamo
13:30 Egnatia 1-0 Laçi
17:00 Vllaznia 2-1 Tirana
E shtunë, 11 janar 2025
17:00 AF Elbasani 3-1 Teuta
17:00 Partizani 1-1 Skënderbeu
Renditja: