Sport

Partizani barazon 2-2 ndaj Dinamos në derbi, Daja debuton me pikë! AF Elbasani mposht Laçin, katër ekipe në krye

13 Shtator, 08:44| Përditesimi: 13 Shtator, 14:56

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli të enjte raundin e katërt. Në program ishin dy duele, që nuk zhgënjyen me rezultate dhe gola. Në derbi, Partizani dhe Dinamo barazuan 2-2, ndërsa AF Elbasani fitoi 1-0 kundër Laçit. Pas kësaj jave, janë katërt skuadra që ndajnë kreun me shtatë pikë.

Në ‘Arenën e Demave’ fundi ishte dramatic, teksa Partizani dhe Dinamo luajtën një derbi që në fund u mbyll 2-2. Dinamo e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh në minutën e 5-të me Itodo Mandela. Të kuqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat me Bintsouka në minutën e 33-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa fraksioni i dytë ishte spektakolar dhe me raste shënimi. Shtylla i mohoi avantazhin Dinamos pak minuta para mbylljes së kohës së rregullt, ndërsa festa shpërtheu në krahun tjetër. Në minutën e 90+1 Rrapaj me një supergol nga jashtë zone i dha avantazhin Partizanit, duke përmbysur rezultatin. Festa e “Demave” zgjati pak, pasi Dinamo nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Në minutën 90+5 ishte Lorenco Vila që përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe e ndali në fundin e rrjetës, duke barazuar shifrat. Paqe dhe një pikë në debutimin e Ilir Dajës te stoli i Dinamos pas 13 vitesh.

Në ‘Elbasan Arena’ vendasit e AF Elbasanit iu falën një goli të shënuar nga Ze Gomes në minutën e 73-të, për të marrë tri pikë të arta dhe fitoren 1-0 kundër Laçit. Një sfidë tejet e luftuar në fushë, por në fund festa ishte për vendasit që morën fitoren e dytë në katër ndeshje.

Pas raundit të katërt, renditja e Superligës sheh katër skuadra me shtatë pikë në vendin e parë. Në fund Laçi me vetëm dy pikë. Pas katër javësh, Tirana dhe Laçi nuk kanë shijuar ende tri pikët e para për këtë sezon.

Superliga, raundi 4:

E mërkurë, 11 shtator 2024

16:00 Bylis 2-2 Tirana

19:00 Skënderbeu 2-3 Teuta

19:00 Vllaznia 3-1 Egnatia

E enjte, 12 shtator 2024

19:00 AF Elbasani 1-0 Laçi

19:00 Partizani 2-2 Dinamo

Renditja:

Ora 09:50
Spikat Tirana - AF Elbasani në ‘Air Albania’, Partizani në udhëtim! Agjenda e raundit të pestë në Superligë


Superliga shqiptare mbylli raundin e katërt dhe tanimë skuadrat po mendojnë për javën pasardhëse. Të diel dhe të hënë më 15 dhe 16 shtator do luhen ndeshjet e radhës, ku spikat Tirana – AF Elbasani në ‘Air Albania’.

Superliga, raundi pestë:

15 shtator 2024

16:00 Egnatia – Bylis

19:00 Teuta – Vllaznia

16 shtator 2024

16:00 Laçi – Partizani

19:00 Dinamo – Skënderbeu

19:00 Tirana – AF Elbasani

S.Dh/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?