Foto nga ndeshja

Partizani bën lojën, BATE shënon 2 gola! Kampionët e Shqipërisë eliminohen nga Champions League

18 Korrik 2023, 22:14| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 22:49

  • Share

BATE Borisov fitoi 2-0 kundër Partizanit për ndeshjen e kthimit në turin e I të Champions League. Ndeshja e luajtur në Hungari pa kampionët e Shqipërisë të bënin një lojë të mirë, teksa shpërdoruan disa raste të pastra për gol, me bjellorusët që shënuan dy herë pa shumë mundim. Tanimë Partizani largohet nga Champions League, teksa do luajë në turin e tretë të Conference League.

Në stadiumin e Mezokovezd vendosën golat e Malkevich në minutën e 71 dhe Shestyuk në 90+12. Të pafat tanët, që gabuan nga pak metra për të barazuar me Sembene në kohën shtesë. Në dominim me raste dhe lojë, Partizani gaboi para portës duke bërë që BATE të gjejë golat për të kaluar më tej. Kujtojmë se dueli i parë në Shqipëri përfundoi 1-1.

Tanimë bjellorusët do luajnë në turin e radhës me Aris Limassol të Qipros, ndërsa Partizani rrëzohet në Conference League.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?