Afera ‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, GJKKO i lë në arrest shtëpie! Argita Malltezi presion drejtësisë! Gjokutaj: Komisariat politik

12 Mars, 08:59| Përditesimi: 12 Mars, 17:30

  • Share

TIRANË- Akt ekspertiza kontabël që kishin porositur vetë nuk i ndihmoi Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Ata do të mbeten sërish në arrest shtëpie për aferën e ish kompleksit ‘Partizani’. GJKKO rrëzoi kërkesat e ish Kryeministrit dhe Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Në dalje të gjykatës foli avokati i familjes Gjokutaj që e cilësoi komisariat politik drejtësinë e re.

Në deklaratën për gazetarët, avokati akuzoi GJKKO-në nuk ka asnjë provë që e lidh Berishën me akuzat ndaj tij për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'.

“Vendimi i sotëm ka qenë në kundërshtim me ligjin haptas. Sot ishte seanca kur prokurorët duhej të shpjegonin ku qëndron korrupsioni i Berishës dhe ku lidhen personat që figurojnë materialin në gjykatë”- u shpreh Gjokutaj.

Avokatët mbrojtës sërish kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, pasi sipas tyre ka bërë shkelje të rëndë duke u dhënë mediave vendimin për Berishën për të mos marrë pjesë në Kuvend, para se me të të njihej mbrojtja.

Me të njëjtën gjuhë presioni dhe akuzash, foli disa orë para se seanca të niste në GJKKO, Argita Malltezi, vajza e personit nën hetim Berisha dhe bashkëshortja e të akuzuarit për pastrim parash Jamarbër Malltezi. Ajo doli me avokatët në një konferencë për gazetarët duke i cilësuar Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme si të anshme dhe të përdorura politikisht.

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me disa kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall.

Kurse dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, që akuzohet se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u la në arrest shtëpie.

Ora 16:54
'Partizani'/ Rrëzimi i kërkesave të Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj akuzon GJKKO-në: Komisariat politik, nuk bëri asnjë pyetje ndaj prokurorëve

1709657902_saliberishamalltezi.jpg

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka akuzuar Gjykatën e Posaçme duke e konsideruar si “komisariat politik” pas rrëzimit të kërkesës së BerishëS dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës së arrestit të shtëpisë për aferën ‘Partizani’.

“Vendimi i sotëm ka qenë në kundërshtim me ligjin haptas. Sot ishte seanca kur prokurorët duhej të shpjegonin ku qëndron korrupsioni i Berishës dhe ku lidhen personat që figurojnë materialin në gjykatë.

Prokurori tha se nuk i jep shpjegime pyetjeve tona. Këta janë një komisariat politik të cilëve u kanë thënë mbajeni në këtë gjendje. Nuk e di sesi kjo gjykatë që ka dhënë masën e sigurisë për Berishën dhe Malltezin nuk u bëri asnjë pyetje prokurorëve. Absolutisht nuk është sqaruar asnjë element nga prokurorët”- tha Gjokutaj.

Pyetjes së gazetarëve se kur do të përfundojnë hetimet për aferën ‘Partizani’, Gjokutaj iu përgjigj duke thënë se këtë gjë e di vetëm Rama.

“Se kur do përfundojnë, nuk e dinë as vetë prokurorët sepse pritet fjala e Edi Ramës. Ai e përcakton fundin e hetimeve”- shtoi avokati.  

Ora 13:31
Berisha dhe dhëndri kërkojnë lirinë, Argita Malltezi presion drejtësisë: Qëllim të godasin opozitën, s'ka asnjë provë

Para se GJKKO të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi të cilët kërkojnë lirinë nga arresti i shtëpisë masë e caktuar për aferën Partizani vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi ka mbajtur një konferencë për media. Teksa foli në lidhje me hetimet e kryera mbi çështjen “Partizani”, ajo ka sulmuar drejtësinë.

“Çështja ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit filloi si diktat politik. Masa ka për qëllim goditjen e opozitës dhe për të nuk ka asnjë provë. Në burg sot duhet të ishte Taulant Balla i cili bëri kallëzim të rremë” – tha Argita Berisha për mediat.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?