Trajneri i Skënderbeut dhe Elbasanit

Partizani e nis me zhgënjim ndaj Vllaznisë, Skënderbeu barazon me Elbasanin! Trajneri i korçarëve: Jam i mërzitur

20 Gusht, 12:39| Përditesimi: 20 Gusht, 12:43

  • Share

Vllaznia e ka nisur me një fitore të rëndë sezonin e ri të Superligës, teksa në Arenën e Demave në kryeqytet mposhti 0-1 Partizanin. Golin e vetëm të sfidës e realizoi Alivoda në pjesën e parë, ndërsa nga minuta e 51 Partizani luajti me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Zguros.

Ndërkohë në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit debutues është mbyllur me shifrat 1-1. Fillimisht realizoi Prençi për vendasit, ndërsa miqtë vulosën rezultatin e kësaj përballje me kapitenin Lulaj në pjesën e dytë.

“Do ishte më mire, por kjo është jeta dhe futbolli. Patjetër jam mërzitur nga rezultati, por s’mund ta them këtë për lojën, pasi ishim shumë afër për të shënuar edhe golin e dytë, por nuk ia dolëm,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

“Është një kmpionat i vështirë dhe këtë e kuptuam që kur pësuam golin dhe gjithashtu në pjesën e parë. Jam i kënaqur edhe me barazimin sepse përballë kishim një skuadër të fortë, por dua të them edhe se lojtarët bënë pjesën e tyre,”-tha Roberto Bordin, trajner i Elbasanit.

Sfida tjetër e ditës së hënë mes Laçit dhe Tiranës u mbyll me shifrat e bardha 0-0, por prodhoi dy kartona të kuq nga një për secilën skuadër.

Më herët, për llogari të javës së parë të Superligës, Egnatia fitoi 0-2 kundër Dinamos, ndërsa 3 pikët mori edhe Teuta falë përmbysjes 2-1 kundër Bylisit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?