Mladen Milinkovic do jetë trajneri i ri i Partizanit. Klubi i kuq ka vendosur të prezantojë sot në orën 17:00 trajnerin serbo-boshnjak në ambientet e "Arenës së Demave". Emri i 57-vjeçarit nuk është i panjohur në Shqipëri, pasi ai u rrit në karrierë duke drejtuar Luftëtarin e Gjirokastrës në sezonin 2016-17 dhe më pas Kukësin.
Karriera e tij vijoi më pas me Keshla, Syrianska, Buducnost Podgorica dhe Al Sahel. Prej prillit 2024 ai është i papunë, kjo pas largimit nga Buducnost, ekip me të cilin fitoi dy herë kampionatin dhe një herë Kupën e Malit të Zi.
Largimi i Skënder Gegës pas eliminimit nga Europa, bëri që Partizani të hidhej në treg për emrin e ri, që është një njohës i futbollit shqiptar.
Komente
