Partizani gjyq në KAS për zhbllokimin e merkatos: Në rregull me dokumentat, Çinari ishte lojtar i lirë (VIDEO)

17 Korrik 2020, 12:56| Përditesimi: 17 Korrik 2020, 13:06

  • Share

Edhe pse ishte një lajm “bombë” bllokimi i merkatos për një vit për çështjen Çinari duket se tek Partizani nuk janë shumë të shqetësuar. Në klubin kryeqytetas  po bëjnë gati të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të bërë ankimimimin në KAS pra në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Klubi bën me dije për Report Tv se në bazë të dokumentacioneve Partizani është në rregull në transferimin e Çinarit realizuar në vitin 2018-të. Partizani është i bindur se ka në rregull çdo gjë si në dokumentacionin e vet lojtarit, të Vllaznisë dhe të Federatës  ku vërtetohet se në momentin e firmës me klubin kryeqytetas sulmuesi shkodran ka qënë një lojtar i lirë dhe jo i impenjuar me ndonjë ekip e aq më pak me kroatët e Istras.

Drejtuesit e kuq do bëjnë ankimim me proçedurë të përshpejtuar në KAS ku fillimisht do të kërkohet zhbllokimi i merkatos që është gjëja kryesore. Rasti i sulmuesit është një mashtrim pasi ai ka firmosur me Alaves në Spanjë dhe Istrën në Kroaci pasi klubet kanë të njëjtin aksioner. Rastin e denoncoi Vllaznia por në fund e pësoi Partizani me bllokim merkatoje ,80 mijë euro gjobë dhe pezullim katër mujor për vetë futbollistin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?