Partizani 1-1 Skënderbeu

Partizani huazon sulmuesin te Skënderbeu

13 Dhjetor 2023, 15:59| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 16:01

  • Share

Alfred Mensah pritet të jetë largimi i radhës nga Partizani. Ganezi 24-vjeçar u bashkua me "Demat e Kuq" verën e 2022 dhe që prej asaj kohe ka shënuar vetëm katër gola.

Mungesa e hapësirave ka bërë që të kuqtë të mendojnë për huazimin e tij te Skënderbeu, me lojtarin që do rikthehej sërish në Korçë, aty ku ka luajtur për dy sezone dhe ra në sy në futbollin tonë.

Me kontratë deri në verën e 2025, duket se te Partizani kanë shumë alternativa dhe Mensah do jetë për të paktën gjashtë muaj në huazim. Janari është pranë dhe merkato në Superligë duket se do përziejë sërish "kartat" për trajnerët.

Alfred Mensah

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?