Bylis ka bërë befasinë, duke mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e javës së 17 të Superligës. Ballshiotët që para kësaj ndeshje renditeshin të fundit realizuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa Partizani vetëm sa ngushtoi me Kekon në pjesën e dytë. Për pasojë të kësaj humbje Partizani humbet vendin e parë që tani mbahet nga Egnatia me 30 pikë, 1 më shumë se të kuqtë.
Ndërkohë kjo fitore ishte tejet e rëndësishme për ballshiotët e Nevil Dedës, të cilët u ngjitën në vendin e 9 duke lënë pas Skënderbeun. Ky 3 pikësh e rikthen fort në garë për mbiejtesë Bylisin.