Festa e futbollistëve të Partizanit

Partizani i Dajës shkatërron Skënderbeun dhe kap kreun, Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë

29 Nëntor 2020, 18:58| Përditesimi: 29 Nëntor 2020, 19:01

  • Share

TIRANË- Partizani i Ilir Dajës ka marrë kryesimin e kampionatit pas javës së pesë si pasojë fitores 4-0 kundër Skënderbeut. ‘Demat’ janë treguar të pamëshirshëm kundër korçarëve duke realizuar fillimisht me Bardhin, më pas Malën, Lucas dhe Solomon.

Ndërkohë humbjen e parë për këtë sezon e ka provuar edhe Vllaznia që në "Loro Boriçi" është mposhtur 2-4 nga Kukësi. Për verilindorët kjo është fitorja e dytë radhazi pas një nisje katastrofike të sezonit.
Më herët Tirana e Nevil Dede ka treguar se nuk di të fitojë. Kampionët në fuqi edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk kanë marrë më shumë se një barazim 1-1 në kundër Kastriotit. Golit të Muçit krutanët iu përgjigjën me De Silvën.

Për Tiranën kjo është ndeshja e katërt pa fitore dhe e dyta radhazi që mbyllet barazim. Ndërkohë që befasia ditës sot ka ardhur nga kurbini, atje ku Laçi pasi largoi trajnerin Cungu ka fituar me shifrat 6-1. Sfida tjetër e orës 13:45 mes Bylisit dhe Teutës ka përfunduar me shifrat 0-0.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?