Nga ndeshja Vllaznia-Partizani

Sport

Partizani i jep fund thatësirës 38-vjeçare, fiton titullin kampion në volejboll

5 Maj 2019, 15:20| Përditesimi: 5 Maj 2019, 15:24

  • Share

Skuadra e Partizanit në Volejboll për meshkuj është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2018-2019. Të kuqtë e drejtuar nga Ylli Tomorri kanë fituar të shtunën edhe finalen e tretë në “play-off” kundër Vllaznisë.

Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” skuadra e kuqe fitoi respektivisht 25-21 setin e parë, 25-21 setin e dytë dhe 25-12 setin e tretë. Ky titull për meshkujt vjen pas 38 vitesh thatësirë.

Më herët edhe Partizani në Volejboll për femra është shpallur kampion i sezonit 2018-2019.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?