Partizani feston titullin kampion

Partizani jehonë përtej Adriatikut, mediet në Itali: Colella i pari italian që fiton trofe

30 Maj 2023, 12:40| Përditesimi: 30 Maj 2023, 12:42

  • Share

Superliga shqiptare mbylli dje sezonin 2022-23, me Partizanin që fitoi titullin numër 17-të në histori. Me pikë të barabarta me Tiranën (67), gjithçka u vendos pas shumatores së përballjeve direkte mes tyre.

Të udhëhequr nga italiani Giovanni Colella, "Demat" fituan 2-0 me Teutën në ndeshjen e fundit. Lajmi ka bërë jehonë edhe në Itali, teksa përtej Adriatikut vënë theksin te trajneri Colella, që bëhet i pari italian që feston këtë trofe në Shqipëri si trajner.

"Një sukses nga Giovanni Colella, trajneri italian që udhëhoqi ekipin drejt triumfit: ai është i pari nga bashkatdhetarët tanë që arrin të fitojë Superligën në Shqipëri. Për t'u theksuar duke pasur parasysh përfundimin në pikë të barabarta, teksa në fund vendosën përplasjet e drejtpërdrejta mes tyre", thuhet nga Tutto Mercato.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?