Malltezi dhe Berisha në arrest shtëpie

‘Partizani’/ Kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën dhe dhëndrin

10 Korrik, 16:18| Përditesimi: 10 Korrik, 16:24

  • Share

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga avokatët e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e trupës së gjykimit të përbërë nga Sandër Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj. Vendimi u mor nga gjyqtari Artur Kalaja, në seancën që nisi në orën 15.00.

Trupa do shqyrtonte kërkesën për heqje të masës shtrënguese të sigurisë arrest në shtëpi vendosur ndaj të dyve. Mbrojtja e të dy palëve kërkoi përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se ata kanë shqyrtuar një kërkesë të tillë më parë.

“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sander Simoni, nga gjykimi i çështjes penale  nr. 61007-00371-00-2024, qe i përket rekursit kunder vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, te Gjykatës se Posaçme te Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar”. Ky vendim ti njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni. Ky vendim është i formës së prerë”, njofton Gjykata e Lartë.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZE UN KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 10/07/2024 16:48

    Futeni mor qenin bastard Sali Bajgēn nē burg me gjith dhēndrin e tij hajdut Jamarbēr Malltezin nē biruc se aty e kan vēndin vemjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?