Partizani lë pas krizën, por e pret 'ferri' i Shkodrës! Latifi: Vllaznia në dy ndeshjet e ardhshme do 6 pikët

5 Dhjetor 2021, 14:46| Përditesimi: 5 Dhjetor 2021, 16:24

  • Share

Fitorja 2-1 kundër Skënderbeut i ka dhënë fund përfundimisht krizës së rezultateve te Partizani pavarësisht se të kuqtë kanë nevojë për qëndrueshmëri për të luftuar për titullin. Edhe pse me shumë kontestime për shkak të vendimeve të arbitrit të kuqtë ia dolën kundër korçarëve falë supergolit të Rrapajt dhe Tedi Carës.

Gjithsesi për 16 herë kampionët e vendit nuk do jetë aspak e lehtë për të mbajtur ritmin, pasi të mërkurën i pret në Shkodër Vllaznia.

“Shpresoj se do të dalim pasi dy ndeshjet e radhës do t’i luajmë në Shkodër. Kundër Partizanit të mërkurën dhe më pas me Skënderbeun duam të marrim 6 pikët,”-shprehet Liridon Latifi, futbollist i Vllaznisë.

Në katër ndeshjet e fundit Partizani ka marrë 3 fitore dhe një barazim, ndërsa pas 11 javësh kampionat renditet në vendin e 5 me 15 pikë, 9 më pak se Tirana kryesuese dhe 2 më pak se Vllaznia e vendit të tretë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?