Ekipi i Partizanit

Partizani “masakron” Kastriotin, zyrtarisht në Europë! Josa debuton me fitore te Vllaznia, Dinamo mposht Tiranën kampione në derbi

21 Maj 2022, 19:07| Përditesimi: 21 Maj 2022, 19:09

  • Share

Partizani ka siguruar matematikisht Europën për sezonin e ardhshëm. Të kuqtë në javën e parafundit të Superligës kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Kastriotin, që mori humbjen e katërt radhazi. Ndërkohë fitore ka marrë edhe Mirel Josa në debutimin si trajner i Vllaznisë, pasi ka likuiduar 3-1 Egnatian. Sakaq ashtu si shkodranët edhe Kukësi ia ka dalë duke mposhtur 1-0 Skënderbeun.

Në derbin e kryeqytetit Dinamo ka dalë fituese me Tiranën e sapo shpallur kampione, pasi sfida u mbyll 2-1. Sfida tjetër e javës së parafundit mes Teutës dhe Laçit u fitua 2-1 nga durrsakët. Kur ka mbetur edhe 1 javë kampionat pikëpyetje e vetme është se kush do shkojë në Europë mes Kukësit dhe Vllaznisë, me shkodranët që një sy e kanë edhe nga kupa.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?