Eneo Bitri kundër Tiranës

Partizani mbetet pa kapiten, Eneo Bitri firmos në Çeki! Të kuqtë rezervojnë ish-in e Vllaznisë

19 Janar 2023, 20:53| Përditesimi: 19 Janar 2023, 20:56

  • Share

Mbrojtësi Eneo Bitri (26 vjeç) ka gjetur akordin me Banik Ostrava dhe do bashkohet me ekipin e elitës çeke këtë merkato janari. Beratasi do kalojë në Çeki me kontratë për një vit e gjysmë dhe pritet që të fitojë afro 200 mijë euro në këtë aventurë. Lojtari i kombëtares shqiptare do provojë kështu përvojën e dytë jashtë Shqipërisë, teksa më herët ka qenë pjesë e Astana në Kazakistan.

Ende nuk dihet nëse Partizani do fitojë diçka nga ky transferim, apo Bitri dhe "Demat" kanë në marrëveshje për ofertat nga jashtë Shqipërisë dhe largimin si lojtar i lirë. I dalë nga moshat e Tomorit, prej 2018 Bitri ka qenë pjesë e Partizanit, teksa ka provuar të luaj më parë edhe te Kamza në Superligë.

Ftesa dhe debutimi me ekipin kombëtar disa javë më parë ka bërë që Bitri të ketë oferta nga jashtë vendit. Largimi i kapitenit ka bërë që Partizani të kërkojë për një zëvendësues dhe emri i përfolur është ai i Mevlan Adilit, ish-mbrojtësit të Vllaznisë edicionin e shkuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?