Tifozët ultras të Partizanit 'Ultras Guerrils'

Partizani mbetet ‘thatë’ për derbin, kundër Tiranës luhet në Ebasan! Guerrilsat: Klubi s’është transparent

4 Maj 2022, 14:01| Përditesimi: 4 Maj 2022, 14:05

  • Share

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana që do luhet të shtunën, i vlefshëm për javën e 33 të Superligës, është vendosur të spostohet në Elbasan.

Ky lajm ka irrituar së tepërmi tifozët ultras të Partizanit, të cilët kanë kritikuar zgjedhjen e klubit. Kjo edhe për shkak se më herët ishte thënë se tapeti i gjelbër i ‘Selman Stërmasit’ në Tiranë nuk ishte në gjendje.

“Reparti i specialistëve të barit në  klubin Partizani, paska vendosur të çojë derbin në Elbasan, me pretendimin se nuk bën bari në Tiranë. Së paku kështu njoftohet nga gazeta më e madhe ne vend.

A ka mundësi që klubi Partizani të bëjë transparencë dhe të lajmërojë në mënyrë zyrtare se ku do të zhvillohet derbi?”-shkruajnë ‘Ultras Guerrils’.

Fillimisht Partizani ka tentuar ta zhvillojë sfidën derbi në stadiumin ‘Air Albania’, por UEFA nuk ka pranuar për shkak se po bëhen organizimet për finalen e Conference League që zhvillohet me 25 maj. Më pas klubi i kuq ka tentuar ‘Selman Stërmasin’, por FSHF ka refuzuar për shkak të rrethimit të dobët të fushës që mund të përdoret nga tifozët për të shkaktuar përplasje.

Si përfundim është caktuar Elbasan Arena të shtunën në orën 19:45.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?