Sport

Partizani me 'mision të pamundur', Daja: Kërkojmë mbështetjen e tifozëve kundër Bazelit, nuk do futemi në aventurë

29 Korrik 2021, 11:39| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 14:57

  • Share

Pa frikë, qëllimi i Partizanit mbrëmjen e sotme kur të përballet me Bazelin në orën 20:00, mund të konsiderohet si mision i pamundur. Të kuqtë duhet të përmbysin në ‘Elbasan Arena’ humbjen 3-0 të pësuar një javë më parë në Zvicër në rast se duan të kualifikohen në turin e tretë të Conference League. Vetë trajneri Ilir Daja e di se me çfarë vështirësie përballet, por më shumë se kurrë sonte kërkon mbështetjen e tifozëve.

‘Do futemi jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën më të mundshme para tifozëve tanë. Shpresoj që këta të fundit të jenë të pranishëm në stadium dhe ta ndiejmë suportin e tyre, pasi ka qenë një vit jo në këtë aspekt,’-u shpreh Daja.

Për t’ia dalë Partizani duhet të synojë golin që në sekondat e para, por Daja thotë se nuk do ta lejojë skuadrën të futet në aventurë.

‘Duhet të jemi goxha të matur pavarësisht se nuk kemi çfarë humbim, por që nuk do futemi në fushë të prishim ekuilibrat. Do ndërtojmë lojën që të jemi grup në dy fazat. E di që do jetë e vështirë, por shpresojmë që këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundshme,’-deklaroi ai.

Po sonte, por në orën 20:30 Laçi luan 90 minuta ferri në Rumani, me qëllimin për të mbrojtur fitoren 1-0 në ndeshjen e parë kundër Craiova-s. Ndërkohë në orën 21:00 Vllaznia pret në Loro Boriçi Ael Limasol për të përmbysur humbjen 1-0 që pësoi në Qipro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?