Eneo Bitri tek ekipi i Partizanit

Partizani merr talentin e Tomorit, Bitri prezantohet si i kuq

7 Korrik 2018, 14:14| Përditesimi: 7 Korrik 2018, 14:16

  • Share

Pas tre zyrtarizimeve që u bënë gjatë ditës së djeshme, Partizani ka prezantuar edhe futbollistin e katërt që është afruar këtë merkato vere. Bëhet fjalë për mbrojtësin 21-vjeçar Eneo Bitri. Ai vjen te Partizani nga klubi i Tomorit dhe me “demat e kuq” ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Eneo Bitri është stërvitur prej disa kohësh me skuadrën e Partizanit dhe nën urdhrat e Skënder Gegës, ndërkohë që sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes:

“ZYRTARE
ENEO BITRI 3 VITE I KUQ

Klubi zyrtarizon marrëveshjen me lojtarin Eneo Bitri. Mbrojtësi 21 vjeçar i cili sezonin e kaluar ishte titullar i ekipit të Tomorit do të jetë pjesë e të kuqve për 3 vite”, shkruhej në njoftimin e klubit.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?