Supersfida e javës së tetë në Superligë mes Kukësit dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 0 me 1 të kryeqytetasve. Përballja nisi shumë mirë për verilindorët, me Kalanë që në minutën e 2 humbi një rast të artë dy metra larg portës së mbrojtur nga Alban Hoxha. Partizani do të reagonte dhe në minutën e 20-t një assist i përkryer nga Bardhi u finalizua me sukses nga Mala. Një gol që vulosi takimin edhe pse Kukësi në pjesën e mbetur të lojës tentoi të barazonte.
Me këtë fitore, Partizani që deri në javën e tetë ka pësuar vetëm një gol, merr sërish kryesimin e kampionatit me 19-t pikë, 2 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë. Ndërkohë Kukësi i drejtuar nga Cungu poziciohet I katërti në renditje me 13-t pikë, 6 më pak se vendi i parë. Kujtojmë që kjo është humbja e dytë radhazi e verilindorëve në kampionat pasi në mesjavë u mposht edhe nga Skënderbeu.
Futbollistët e Partizanit gjatë një seance stërvitore
Sport
Top 24
Top 24
Partizani mposht Kukësin në supersfidën e javës, merr sërish kryesimin
Supersfida e javës së tetë në Superligë mes Kukësit dhe Partizanit ka përfunduar me fitoren minimale 0 me 1 të kryeqytetasve.