Skuadra e Partizqanit, e cila shpallet kampion në volejboll për femra

Sport

Partizani mund Barletin dhe shpallet kampion në volejboll për femra

21 Prill 2018, 20:23| Përditesimi: 21 Prill 2018, 20:31

  • Share

Partizani në volejboll për femra është shpallur kampion i Shqipërisë pas plot 64 vitesh, duke mundur 3-0 me ndeshje në finalet e play off-it Barleti Volley. 

Skuadra e “kuqe” e drejtuar nga trajneri Roland Tarja, mposhti sot pasdite sërish 3-1 në finale ish-kampionet e Barletit (ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”), që pas një dominimi disavjeçar, dorëzuan spektrin, i cili tashmë i përket Partizanit.

Skuadra e Partizanit i fitoi të tre ndeshjet finale me rezultatin 3-1, madje të tria sfidat u fituan me përmbysje nga të “kuqtë”, që pasin humbnin setin e parë, përmbysnin gjithçka në tre setet e tjera.

Një sukses i merituar i Partizanit, që bëri një fazë të dytë fantastike, duke mos humbur asnjë ndeshje përgjatë 2018-ës, duke i mundur të gjitha rivalet, ndërkohë që një muaj më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?