Tifozë

Partizani paguan 5 milionë lekë për tifozët, ja çmimet e biletave

12 Maj 2018, 15:36| Përditesimi: 12 Maj 2018, 15:38

  • Share

Klubi i Partizanit ka nxjerrë çmimet e biletave për ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë, duke lënë kështu të kuptohet, se drejtuesit kanë ndryshuar mendje nga një ditë më parë, dhe kanë vendosur të shlyejnë financiarisht dënimin e dhënë nga Komisioni i Dispilinës për të luajtur me tifozë këtë takim.

Ata kanë paguar 5 milionë lekë, pas një ndeshje të luajtur pa tifozë, dhe tashmë do të kenë mundësi të kenë tifozët për sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë. Më poshtë, edhe postimi i klubit:

NJOFTIM PER NDESHJEN 
FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA, E DIEL ORA 17:00

Ju njoftojmë se për këtë takim klubi ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës duke i mundësuar tifozerisë të jetë presente në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do te jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1000 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion 
Tribunat: H1, H2

Klubi saktëson se për femrat dhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç, të cilët duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre hyrja në sektorët e Tribunave C1,C2,D1,E,F,G1,G2 do të jetë falas. 
Për të mundësuar hyrjen në stadium si femrat ashtu edhe fëmijët NËN moshën 14 vjeç mund të tërheqin bileta të personalizuara me vlerën 0 lek, në pikën e shitjes pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga sot ora 16:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?