Partizani për femra kampion në Kupën e Shqipërisë në Voljeboll, për meshkuj fiton Erzeni

4 Mars 2019, 14:17| Përditesimi: 4 Mars 2019, 15:13

  • Share

Ekipi i Partizanit për femra në volejboll është shpallur kampion i Kupës së Shqipërisë. Në finalen e zhvilluar në sallën e sportit “Feti Borova” të besuarat e Roland Tares kanë mposhtur 3-1 me sete ekipin e Mirditës.

Skuadra e kuqe e nisi në malore pasi seti i parë I takoi mirditoreve të cilat fituan në shtesë 25 me 27. Në setin e dytë Partizani reagoi menjeherë duke barazuar rezultatin, ndërkohë që më pas Partizani mori edhe dy setet e tjera me rezultatet 25-16, 25-21.

Të kundërtën e vajzave bëri ekipi i meshkujve të Partizanit që në finale të Kupës së Shqipërisë është mposhtur pastër 3-0 me sete nga Erzeni, që është edhe ekipi kampion në fuqi. Dominimi i të besuarve të Arben Sakos nisi që në setin e parë, ku Erzeni fitoi me rezultatin e thellë 25-15.

Në setin e dytë pritej reagimi i Partizanit, por pas disa pikëve të para Erzeni ktheu gjithçka në favor duke fituar 25-21. Në fund seti i tretë u mbyll me rezultatin 25-20.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?