Sport

Partizani përmbys 1-2 Skënderbeun, Dinamo fiton me super Bregun! Laçi ndal Egnatian, sot spikat Tirana - Vllaznia

11 Mars, 08:31| Përditesimi: 11 Mars, 15:36

  • Share

Superliga shqiptare është në raundin e 29-të. Të hënën e 10 marsit u zhvilluan dy takime, ku fituan Dinamo dhe Partizani. Sot Laçi dhe Egnatia barazuan 1-1, teksa këtë pasdite luhen edhe dy takime të tjera, ku spikat ‘Klasikja’ mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Në ‘Elbasan Arena’ Dinamo fitoi për herë të parë këtë sezon kundër Bylisit, duke e mposhtur 3-1. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 9-të nga Itodo, i cili kaloi në avantazh vendasit. Më pas ishte radha e Bregut për të treguar aftësitë, në minutat 28-të dhe 64, ndërsa pak minuta më herët kryesori i kishte anulluar një tjetër gol. Golin e vetëm për ekipin mik e shënoi Ruçi në të 34 minutë. Me këtë humbje skuadra e Bylisit qëndron në vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Dinamo merr vendin e dytë me 50 pikë.

Në Korçë, Partizani përmbysi 1-2 vendasit e Skënderbeut duke ‘shkelmuar’ në një farë forme krizën që e kishte kapluar me katër humbje radhazi. Korçarët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35-të. Ardit Nikaj shndërroi në në gol një penallti të shkaktuar nga kapiteni i Partizanit, Preka. Partizani u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke barazuar si fillim në minutën e 66-të me Gjergji Koten, teksa golin e fitores e shënoi nigeriani Eleke në minutën 90+1. Të pranishmit në stadium u shtangën dhe u bënë "me zemër", kur mbrojtësi i Skënderbeut, Albi Doka humbi ndjenjat në fushë pas një ndërhyrje nga Sembene. Për kryesorin Bastari nuk ishte as faull, ndërsa Doka mori ndihmën mjekësore dhe pas disa minutash vijoi lojën.

Dëmtimi i Albi Dokës

Në stadiumin e Laçit vendasit ia dolën dhe ndalën në barazimin 1-1 kryesuesit e Egnatias. Ndeshja ishte me ritëm dhe raste nga të dyja portat, me Laçin që ishte më kërkues në pjesën e parë. Duhej minuta e 35-të që Mjaki të gjente golin e epërsisë për kurbinasit, pas një aksioni të bukur. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa rrogozhinasit u futën me të tjera ide në fushë gjatë pjesës së dytë. Paçka se barazuan me Yahaya në minutën e 35-të, djemtë e Edlir Tetovës nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga transferta. Me 53 pikë Egnatia vijon të jetë në krye të klasifikimit, ndërsa Laçi me 32 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

Këtë të martë luhen edhe dy takime të tjera. Në orën 16:30 Tirana pret Vllazninë në ‘Klasiken’ e futbollit shqiptar e cila zhvillohet në ‘Elbasan Arena’, teksa në orën 17:00 Teuta pret AF Elbasanin në ‘Niko Dovana’ të Durrësit.

Superliga shqiptare, raundi 29-të:

E hënë, 10 mars 2025

Dinamo 3-1 Bylis (Elbasan Arena)

Skënderbeu 1-2 Partizani

E martë, 11 mars 2025

13:30 Laçi 1-1 Egnatia

16:30 Tirana - Vllaznia (Elbasan Arena)

17:00 Teuta - AF Elbasani

Renditja:

Ora 15:31
Egnatia ngec në udhëtim, Laçi e barazon 1-1


Në stadiumin e Laçit vendasit ia dolën dhe ndalën në barazimin 1-1 kryesuesit e Egnatias. Ndeshja ishte me ritëm dhe raste nga të dyja portat, me Laçin që ishte më kërkues në pjesën e parë. Duhej minuta e 35-të që Mjaki të gjente golin e epërsisë për kurbinasit, pas një aksioni të bukur. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa rrogozhinasit u futën me të tjera ide në fushë gjatë pjesës së dytë. Paçka se barazuan me Yahaya në minutën e 35-të, djemtë e Edlir Tetovës nuk mundën të dilnin me pikë të plota nga transferta. Me 53 pikë Egnatia vijon të jetë në krye të klasifikimit, ndërsa Laçi me 32 pikë mbetet në pozitën e gjashtë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?