Proces politik ndaj Sali Berishës e quajti Partia e Lirisë seancën e parë për gjyqin e aferës “Partizani”. Tedi Blushi, tha se njëjtë si në rastin e Metës drejtësia po vepron me porosi të Edi Ramës
Partia e Lirisë dënon me forcë procesin gjyqësor politik në kuadër të së ashtuquajturës çështje “Partizani”, një farsë e turpshme dhe shembull tipik i kapjes për fyti të drejtësisë nga regjimi autokratik dhe i korruptuar i “Ramaduros”. Ky proces është jo vetëm një sulm i pastër politik ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, por edhe një dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një armë të pushtetit për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin politik, si dhe për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër regjimit. Nëse SPAK do të ishte vërtet i shqetësuar për të hetuar në themel çështjen “Partizani”, i pari dhe i vetmi njeri, që ka firmosur e zeza mbi të bardhë tjetërsimin e terrenit të klubit sportiv “Partizani” dhe që duhej marrë menjëherë i pandehur është Edi Rama', tha ai.
Sipas Blushit, SPAK ka harxhuar tre vite për të sajuar një dosje ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pa asnjë fakt penal.
Por ky fakt afërmendsh nuk vlerësohet nga prokuroria politike e Edi Ramës, që belbëzon dhe nuk guxon të nisë hetimet dhe as marrë të pandehur Kryenarkomanin e kapur në flagrancë, si në qindra afera të përbindshme korruptive, me firmën dhe me vulën e tij. E kundërta ka ndodhur. Pas urdhrit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së PS-së në maj 2022 për të hetuar dhe ndjekur penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, SPAK ka shpenzuar tre vite duke sajuar një “dosje” që nuk përmban asnjë fakt penal, asnjë dëm ndaj shtetit, asnjë përfitim të paligjshëm dhe asnjë ndërhyrje nga ana e z.Berisha.
Faktet janë kokëforta: Toka në çështje ishte dhe mbeti pronë private e trashëguar nga pesë familje të Tiranës, përfshirë familjen e gjyshërve të dhëndrit të Berishës. Nuk ka pasur asnjë metër katror tokë publike të përvetësuar, asnjë qindarkë dëm për financat publike, dhe asnjë akt shtetëror të ndërhyrë nga Berisha’, tha ai.
Komente
