Futbollisti Besnik Ferati

Partizani prezanton talentin 18-vjeçar Besnik Ferati

28 Gusht 2018, 15:08| Përditesimi: 28 Gusht 2018, 15:13

  • Share

Partizani prezantoi sot futbollistin më të ri të klubit, që shihet si një nga goditjet më të mira. 18-vjeçari Besnik  Ferati do të jetë futbollisti më i ri i “demave” dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega. 

Lojtari vjen nga të rinjtë e Shkupit, por është pjesë dhe e kombëtares së Maqedonisë U-19. Duket se klubi i Partizanit po investon edhe për të ardhmen, duke dashur të afrojë sa më shumë talente.

Besnik Ferati firmos kontratë katër vjeçare. Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me lojtarin Besnik Ferati. Mesfushori i talentuar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Partizanin. 18 vjeçari Ferhati është formuar në ekipin e FC Shkupi. Mesfushori i të gjitha ekipeve përfaqësuese të moshave të Maqedonisë, është prezantuar në ambjentet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës.

Njoftimi i Partizanit

Afrimi i Feratit konfirmon dhe njëherë dëshirën e “demave” për t’u besuar të rinjve. Të mos harrojmë Hebajn, Malën, apo Asanin dhe Bardhin që janë futbollistë me moshë të re.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?