Partizani më në fund është rikthyer te fitoret dhe këtë e ka bërë duke shkaktuar një 'tërmet' 8 ballësh.
Partizani i ka dhënë fund ecurisë negative prej pesë humbjesh radhazi në kampionat duke shfryrë dufin në ndeshjen e parë të javës së 29 të Superligës. Kampionët në fuqi të drejtuar nga Adolfo Sormani kanë shpartalluar 8-1 Luftëtarin.
Në 'Selman Strërmasi' spikati Eraldo Çinari, i cili jo vetëm zhbllokoi takimin, por në fund realizoi poker personal. Golat e tjerë për Partizanin u realizuan nga Boldor, Broja, Dragoshi dhe Braun. Vlen për tu theksuar se që nga java e kaluar Luftetari ishte i rënë nga Superliga.