Sport

Partizani s'e fal Luftëtarin, shkëputet me tre pikë nga Tirana dhe Kukësi

3 Nëntor 2019, 19:49| Përditesimi: 3 Nëntor 2019, 19:52

  • Share

Partizani është rikthyer te fitoret një javë pas barazimit me Kukësin pasi në javën e 11 të Superligës ka mposhtur pastër 2-0 Luftëtarin. Në Selman Stërmasi loja nisi pa shumë ritëm, ndërsa më kalimin e minutave miqtë nga Gjirokastra tentuan më shumë se kampionët në fuqi. Si rrjedhojë Luftëtari fitoi një poenallti kur rezultati ishte 0-0, por nga 11-metrat Alban Hoxha bëri mrekullinë duke mbajtur portën të paprekur.

Kaq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishte Çinari që zhbllokoi shifrat me kokë, para se Asani të dyfishonte me penallti. Pas ndeshjes trajneri Franco Lerda është shprehur:

"Ishte një ndeshje shumë e vështirë jo se ne nuk e kishim përgatitur, por se kundërshtari u tregua në lartësinë e duhur. Përfitoi nga disa gabime tona, morën edhe një 11-metërsh që në rast se do të ishte realizuar do të na i kishte komplikuar shumë gjërat. Gjithsesi në pjesën e dytë falë Asanit dhe Romero-s që u futën në fushë arritëm të fitonim.”

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së dielë mes Kukësit dhe Flamurtarit është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të nënkampionëve. Në takimin që u zhvillua në Lushnje vendimtar ishte goli i Dakut. Pas 11 javësh kampionat skuadra e drejtuar nga Duro renditet në vendin e tretë me 18 pikë, po aq sa Tirana, ndërsa vendin e parë e mban Partizani me 21 pikë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?