Vllaznia dhe Partizani barazuan 1-1 në "Loro Boriçi" për raundin e 21-të në Superligë. Shkodranët vijojnë të bëjnë mirë me Qatip Osmanin në stol, teksa të kuqtë ndërpresin serinë e fitoreve në Shkodër. "Demat" nga kryeqyteti gjetën epërsinë në minutën e 23 me Gueye Maguete, kjo pas një goditje të bukur me kokë në zonë. Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e barazimit në fundin e pjesës së parë. Një penallti e akorduar pas një faulli në zonë u kthye në gol nga Balaj. Kështu, Partizani harron të marrë tri pikë, duke pasur vetëm një fitore në dhjetë ndeshjet e fundit. Tanimë me 36 pikë, Partizani mbetet në pozitën e dytë, ndjekur nga Vllaznia me 33 pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Skënderbeu turpëron 3-4 Tiranën në 'Air Albania', Vllaznia dhe Partizani paqe me gola në Shkodër! Teuta i merr pikë në fund Laçit
S.Dh/ReportTv.al