Dritan Mehmeti

Sport

Partizani shkarkon trajnerin Dritan Mehmeti! Shkak rezultatet zhgënjyese ndeshjet e fundit

9 Gusht 2022, 12:10| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 14:09

  • Share

Partizani ka shkarkuar trajnerin Dritan Mehmeti. Ajo që flitej prej ditësh tashmë është bërë edhe zyrtare dhe klubi i kuq njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Mehmeti. Shkak për largimin e 42-vjeçarin janë bërë eliminimi nga Liga e Konferencës që në turin e parë nga gjeorgjianët e Saburtalo por edhe miqësoret zhgënjyese të zhvilluara në prag të sezonit të ri.

Një njoftimin e klubit kryeqytetas sqarohet se drejtuesit dhe trajneri janë takuar dhe kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin.  Ende nuk lakohet ndonjë emër si pasues i mundshëm i Mehmetit të stolin e kuq. Aventura e Mehmetit të krye të stolit të kuq zgjati shumë pak vetëm 7 muaj por ai ishte pjesë e klubit që prej 2018-tës.

G.MO/K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?