Partizani barazoi 1-1 me BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” pa kampionët e Shqipërisë të dominonin kundërshtarët bjellorus, teksa për të kuqtë goli u shënua nga Tedi Cara. Ndeshja nisi më mirë për miqtë, që treguan se jo më kot janë në aktivitet dhe kampionati në vendin e tyre ka filluar.
Me kalimin e minutave, Partizani rriti lojën dhe ia doli të krijojë disa raste të pasta me Carën, Mba dhe Murataj, por pa mundur të shënojë, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë nisi me gol për miqtë, që pas një hutimi të prapavijës së kuqe shënuan me Antilevskin në minutën e 58-të. Partizani pas golit të pësuar shtoi lojën në sulm dhe gjeti golin e barazimit me Carën në të 66 minutë. Asisti i Murataj u shfrytëzua mirë nga kavajasi që përshëndeti rrjetën.
Në minutat në vijim, trajneri i Partizanit Zekic hodhi në fushë Mensah, Grezdën dhe Telushin, teksa për t’u përmendur është shtylla e Murataj.
Në fund 1-1, me ndeshjen e kthimit që do jetë pas një jave në fushën neutrale të Mezokovesd në Hungari, për të përcaktuar skuadrën që do kalojë më tej në raundin e dytë, me Partizanin që tregoi se është “kockë e fortë” në Champions.
2 gola dhe Partizani paska ‘dominu’,por del që ka mbaru 1-1.. Hajde gazetar hajde…
Përgjigju