Partizani superkampion, trajneri Abilaliaj: Fanella e rëndë bën të vetën! Keko: Dua të fitoj sa më shumë trofe

21 Dhjetor 2023, 12:47| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 16:21

  • Share

Partizani është Superkampioni i Shqipërisë. Të kuqtë fituan 1-0 edhe pse me shumë vështirësi finalen e Superkupës kundër Egnatias. Një gabim i portiere Sherri, u shfrytëzua në maksimum nga Arianldo Rrapaj, fituesi i Topit të Artë në Superligë, i cili i dha trofeun e tretë në histori Partizanit.

“Unë isha besimplotë sepse kur bëhet fjalë për trofe pesha e fanellës së Partizanit është ndryshe. Edhe Egnatia ka vlera, por ka të bëjë edhe historia, mentaliteti. Fati na buzëqeshi ne dha jam i kanqur në këtë aspekt,”-tha Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

Protagonistët e ekipit 'demat e kuq', thonë se trofeu ishte mëse i merituar.

“Mendoj që sot e dinim përgjegjësinë që kishim mbi supa dhe dhamë maksimumin. Morëm trofeun, që ishte shumë i rëndësishëm. Mendoj se e merituam,”-u shpreh Valentin Murataj, kapiten i Partizanit.

“Jam shumë i lumtur për këto trofe me Partizanin dhe shpresoj të ketë edhe të tjerë sespse sapo e kam nisur kaerrierën me Partizanin,”-deklaroi Albers Keko, futbollist i Partizanit.

“E dinim që është një kundërshtar shumë i vështirë dhe në këtë mënyrë e kishim përgatitur ndeshjen. Ishte me një përballje, finale dhe ekipi që bën më pak gabime fiton. E morëm atë që deshem dhe tani shohim përpara,”-tha Gjelbrim Taipi, futbollist i Partizanit.

Partizani e luajti Superkupën si kampion i Superligës, ndërsa Egnatia ishte fituese e Kupës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?