'Partizani tregoi karakter', Olsi Rama pas derbit: Cilësi e një kampioni! Ahmataj: Tiranës i mungoi fati

20 Tetor 2023, 11:34| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 12:11

  • Share

Një fund jo për ata të cilët janë me zemër të dobët. Kështu rezultoi derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës që u mbyll me shifrat 2-1. Golit të Magget iu përgjigj Hasani për Tiranën në minutën e 90, duke dhënë idenë se kjo përballlje do mbyllej me këtë rezultat. Megjithatë ende pa festuar golin bardheblutë u ndëshkuan nga Mensah në harkun e pak sekondave, duke iu dhënë 3 pikët kampionëve në fuqi.

“Jam shumë i lumtur që rrespektoj pritshmëritë dhe mbi të gjitha për 3 pikët. Më mirë drejtor përfundimisht pasi trajner është punë e vështirë,”-u shpreh Arbër Abilaliaj, trajner i Partizanit.

“Fitore e rëndësishme, fitore karakteri pas të gjithave situatave të krijuara në klub. Ekipi tregoi forcë, vendosmëri, bashkim. Ato cilësi që e bëjnë një ekip si Partizani në kampionat,”-tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

Te Tirana ishin të zhgënjyer me fatin pas disfatës në derbi.

“Tre shtyllat tona dolën jashtë dhe dy shtylla të kundërshtarit që shkojnë brenda. Pra mendojmë se fati nuk ishte me ne. Luftuam, ndeshja kishte ritëm. Duhet ta pranojmë se s’kemi çfarë të bëjmë,”u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.

“Ahmataj është pjesë e skuadrës sot, është trajner i akademisë. Do jetë gjithmonë te ne, sa të ketë jetë dhe dëshirë, por ne i qëndrojmë asaj që Shehi vijon të jetë i pezulluar,”-tha Refik Halili, president i Tiranës.

Derbi i prapambetur i javës së 6 e ngjiti Partizanin në vendin e dytë me 14 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese, por rrogozhinasit kanë një ndeshje më shumë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?