Partizani e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Europë. Të kuqtë kanë fituar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë kundër Saburtalos.
Pjesa e parë ishte e mbyllur dhe skuadrat më shumë e përdorën për të njohur njëra-tjetrën. Pjesa e dytë do të nisë 15 minuta me vonesë për shkak të dritave në stadium, që kishin jo pak probleme. Në një moment ndeshja rrezikoi të ndërpritej po për fatin e mirë të Partizanit nisi. Për rrjedhojë pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë Cara konkretizoi një aksion model të ideuar nga Skuka.
Ky gol vulosi edhe shifrat përfundimtare të takimit. Partizani për t'ia dalë të kualifikohet duhet të mbrojë rezultatin javën e ardhshme kur të enjten të luajë ndeshjen e kthimit në Air Albania.