Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut

Partizani ‘troket’ në Korçë, kërkon t’i marrë trajnerin Skënderbeut

8 Gusht, 09:34| Përditesimi: 8 Gusht, 09:38

  • Share

Partizani dhe trajneri Orges Shehi mbyllën para disa ditësh bashkëpunimin, me trajnerin që u largua pas aventurës në Kupat e Europës.

Tashmë, drejtuesit e kuq kanë nisur nga puna për të emëruar teknikun që do të drejtojë ekipin në sezonin e ri, edhe pse përkohësisht skuadra është nën drejtimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.

Zbulohet se “Demat e Kuq”, kanë hedhur “grepat” për të joshur trajnerin aktual të Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, që sezonin e shkuar spikati me korçarët duke i renditur në “Final 4”.

Vlen të theksohet fakti se trajneri serb është nën kontratë me korçarët dhe kalimi te Partizani duket një mision i vështirë.

45-vjeçari është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit arriti t’i çonte korçarët mes katër ekipeve më të mira.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?