Partizani 'vë dorën' te titulli, Colella: Tani jemi Zot të fatit tonë

26 Maj 2023, 11:00| Përditesimi: 26 Maj 2023, 17:19

  • Share

Partizani fitoi 1-4 në transfertë me Kastriotin, sfidë e vlefshme për javën e 35-të dhe të parafundit në Superligë. Tanimë çështja e titullit është e hapur, me "Demat" që mbajnë kreun edhe pse me pikë të barabarta me Tiranën (64). Pas ndeshjes së fituar, trajneri i Partizanit, Giovanni Colella tregoi se tani ata janë 'Zot të fatit të tyre'.

"Nuk kemi akoma se çfarë të festojmë. Kemi një ndeshje akoma për të fituar të hënën dhe nuk kemi akoma se çfarë të festojmë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe jemi Zot të fatit tonë. Bylisi meriton një falenderim nga ne, e kam thënë shpesh herë që janë një nga skuadrat me futbollin më të mirë në kampionatin tonë. Shpresoj shumë që ata të mbijetojnë", tha Colella.

Të hënë duke nisur nga 16:00 vendoset edhe titulli kampion në Superligë, me Partizanin që luan në shtëpi kundër Teutës, teksa Tirana udhëton në "Niko Dovana" për përballjen me Erzenin. Veç kreut, garë e fortë edhe për zonën evropiane dhe atë të mbijetesës.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?