Renaldo Kalari

Partizani zgjedh ndihmësin e Lerdas, Kalari do të jetë zv.trajner i të kuqve

30 Tetor 2019, 21:23| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 21:39

  • Share

TIRANË- Ish- mbrojtësi i Partizanit, Renaldo Kalari i cili aktualisht mban postin e trajnerit të Partizanit B do të jetë në vijim krahu i djathtë i trajnerit Franco Lerda. Pasi Presidenti Demi zgjidhi sherrin mes italianit dhe Dritan Mehmetit, duke e çuar këtë të fundit në postin e trajnerit të ekipit B, Kalari do të duhet të lirojë vendin për t'u ngritur në postin e zv.trajnerit të të kuqve. 

Eksperienca e trajnerit Lerda nuk është e mirë me ndihmësat e tij. Me Colorado Sakonen dhe Dritan Mehmetin u përlesh fizikisht duke i detyruar të largohen, ndërsa Kalari do të jetë ndihmësi i tretë i tij gjatë drejtimit të Partizanit. Ndoshta kjo lëvizje do të ndihmojë kryeqytetasit të kalojnë krizën e brendshme.

Deri vitin e kaluar Kalari luante si mbrojtës tek Partizani, por tashmë 35- vjeçari i cili e njeh mirë ekipin prej vitit 2015 do të duhet të ndihmojë trajnerin kryesore në arritjen e objektivit të sezonit, titullit të dytë radhazi në Superligë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?