Skënder Gega

Sport

Partizani zyrtarizon emërimin e Skënder Gegës, zbulon detajet e kontratës së trajnerit: Rikthehet në shtëpi

28 Mars, 17:46| Përditesimi: 28 Mars, 17:50

  • Share

Klubi i Partizanit ka konfirmuar sot zyrtarisht kthimin e Skënder Gegës në pankinën e të kuqve, duke i dhënë fund eksperimentit të dytë me Arbër Abilaliajn si trajner i ekipit.

Të kuqtë kanë bërë të qartë se emërimi i Gegës është fillimisht deri në fund të këtij sezoni, me opsion zgjatjen e marrëveshjes nëse arrihen objektiva të caktuara dhe palët kanë dakordësinë për vijimin.

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega.
Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega.

Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm.

Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019.

Mirë se rikthehesh në familjen e kuqe Skënder Gega”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?