Stadiumi 'Arena e Demave'

Partizani zyrtarizon emrin e ri të stadiumit

27 Prill 2023, 13:06| Përditesimi: 27 Prill 2023, 13:07

  • Share

Partizani ka vendosur që stadiumi i tyre të quhet "Arena e Demave", kjo sipas nofkës që të kuqtë kanë. Gjithçka është zyrtarizuar në kanalet zyrtare të komunikimit, me klubin që ka njoftuar se përballja e sotme e moshave U-14 kundër Skënderbeut do luhet në këtë stadium, me emrin e ri.

Prej disa ditësh ishte përfolur edhe ndryshimi i emrit nga Kompleksi "Partizani" në "Arena e Demave". Kujtojmë se 16 herë kampionët e Shqipërisë inauguruan këtë sezon shtëpinë e re, në periferi të Tiranës.

Veç ndeshjes derbi me Tiranën që për shkak të kapacitetit luhet në "Air Albania", të gjitha duelet e tjera të kuqtë tanimë i luajnë në shtëpinë e tyre. Pritet që punimet të vijojnë edhe me dy fusha të reja stërvitore, ndërsa hoteli dhe salla e forcës janë gati. Pritet që Akademia Partizani të ketë një rritje në furnizimin e ekipit të parë me elementet e talentuar, kjo pas funkisonit të plotë të investimit.

Njoftimi i klubit

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/04/2023 03:52

    Zgjedhja e ketij lloj emri te ben te kuptosh nje nga arsyet e shumta pse nuk kemi futboll te suksesshem.Vetem logjika e nje 5 vjecari do te preferonte nje emer te tille.Shpresojme te mos corodisim turistet spanjolle kur t'ju perkthehet emri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?