Ndeshja Partizani-Kamza

Partizanit i mjafton Asani kundër Kamzës, Mezani debuton me fitore te Luftëtari

3 Shkurt 2019, 16:34| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 16:46

  • Share

Partizani ka fituar minimalisht 0-1 kundër Kamzës në javën e 20 të Superligës, duke mbajtur në +5 pikë diferencën me Kukësin ndjekës. Ndeshja në Kamëz nisi me një precedent të pazakontë pasi pjesa më e madhe e futbollistëve vendas nuk pranuan të luanin për shkak të rrogave të prapambetura. 

Edhe pse përballë pati ekipin B të Kamzës, Partizani e pati shumë të vështirë. Goli që vulosi sfidën u realizoi në minutën e 55 nga Asani i cili për të dërguar topin në rrjetë u ndihmua edhe nga një devijim. 

Ndërkohë në Laç është luajtuar edhe sfida tjetër e ditës së dielë e cila ka rezultuar një surprizë e vërtetë. Vetëm një javë pas humbjes turpëruese 1-5 në Gjirokastër nga Kastrioti, Luftëtari ka mposhtur 0-2 Laçin. Një fitore në debutim për trajnerin Julian Ahmataj, I cili të martën mori drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Mezanit.

Golat në këtë takim për gjirokastritët u realizuan nga Koçonis dhe Aleksi. Më këtë fitore Luftëtari renditet në vendin e 8 me 20 pikë, 4 më shumë se Kastrioti i vendit të 9.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?